Categories Lajme

Shembet nga 20 metra lartësi rrota e parkut të lojrave, plagosen 15 persona

Një ngjarje tmerruese e cila ka lënë pas 15 persona të plagosur ka ndodhur në Indi.

Në mediat e huaja është publikuar lajmi se një nga lojrat ekstreme e mbushur me fëmijë bie nga rreth 20 metra lartësi në një park lojrash në krahinën indiane të Punxhab.

Drejtuesit dhe rojet e parkut ishin larguar nga vendngjarja pas përplasjes, raportonin mediat vendase, ndërsa policia ka hapur një hetim për atë që shkaktoi aksidentin e rëndë të 4 shtatorit.

Pamjet e frikshme tregonin sesi platforma rrethore nis të humbasë shpejtësinë e rrotullimit dhe më pas përplaset përtokë pas rënies me shpejtësi.

Dëshmitarët pranë platformës shihet që ulërasin të trembur teksa shikojnë fëmijët e tyre në platformë që bien nga lartësia.

Fatmirësisht nuk kishte humbje jete në incident por vetëm 15 të plagosur, pesë prej të cilëve u dërguan në spital.

Parku Mohali Trade Fair, i cili tashmë është mbyllur, do të qëndronte hapur deri më 11 shtator.

Operatorët e tij i lëvizin atraksionet nga një qytet në tjetrin, gjatë panaireve sezonale vendore.

Një nga organizatorët e festivalit, tha për rrjetin vendas Hindustan Times se loja ishte operuar shumë herë më parë dhe nuk kishte ndodhur diçka e tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME