Categories Lajme

Shembja e lokalit të Mihal Kokëdhimës/ Arben Malaj: Në 6 vite shumë zyrtarë shijuan dreka e darka, s’kanë guxuar t’i kërkojnë lejen nga fri ka e më të madhit

Këtë të mërkurë, fadromat e IKMT-së shembën në Porto Palermo lokalin e Mihal Kokëdhimes, i cili u vu në qendër të vëmendjes mediatike dhe u arrestua pasi dhunoi turistët spanjollë që i kishin shkuar në restorant, por pasi nuk u kishte pëlqyer ushqimi dhe shërbimi, ishin larguar.

Por ish deputeti i PS, së fundmi ish anëtar i Këshillit Mbikqyrës në BSH, Arben Malaj, thotë se prej vitesh në këtë lokal zyrtarë që ai i cilëson të korruptuar kanë ngrënë dreka e darka në kët restorant dhe nuk kanë guxuar të kërkojnë lejen apo faturë për shkak të frikës nga “i madhi”.

Postimi i plotë i Arben Malaj

Nje veprim force dhe jo ligji. Perpara shembjes ne 6 vite ka shume zyrtare te korruptuar qe skane vepruar, shume prej tyre mund te kene shijuar ndonje kafe, dreke apo darke. Shume prej tyre nuk kane guxuar ti kerkojne lejen apo faturat nga frika e me te madhit . Ky parakalim mediatik force, vetem e demton Shqiperine. E prezanton ashtu sic eshte ne realitetet. “Ligji jemi ne thone deputete e maxhorances”, “ligji jam une” thote Veliaj.

Ligji jam une thote cdo minister e nepunes I ketij shteti, kur vret me arrogancen e tij. Po te pambrojturit cfare jane? Skllever te koheve moderne? Kjo paligjshmeri dhe arrogance qeverisese vret shpresen dhe nxit braktisjen. Kostot e saj i paguajne njerezit e mire dhe korrekt me ligjin, por qe jane te neperkembur dhe te pafuqishmem. Ata qe kane mbetur kane vetem dy zgjidhje : (i) te mbijetojne te nenshtruar duke duartrokitur te medhenjte dhe cdo marrezi te tyre ose (ii) te ikim nje ore e me pare??!! Arbeni.PANORAMA

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME