Categories Lifestyle

Shëndeti i mëlçisë nis nga mëngjesi – Çfarë duhet të konsumoni

Vakti i parë i ditës ka një ndikim të fortë në mirëqenien e organizmit nga koka tek këmbët.

Mëngjesi i bollshëm dhe i shëndetshëm ka aftësinë të parandalojë dhjamosjen e mëlçisë dhe të riparojë dëmet e shkaktuara në këtë organ.

Çfarë Është Dhjamosja e Mëlçisë?
Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje e cila po transformohet dalëngadalë në një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit të njeriut.

Sipas të dhënave, ajo mund të përbëjë pikënisjen e shumë sëmundjeve të tjera më të rrezikshme.

Akumulimi i yndyrnave në qelizat e mëlçisë shkakton inflamacion dhe një dëmtim të pariparueshëm në këtë organ të rëndësishëm.

Në fillimet e saj, kjo sëmundje manifestohet me plogështi dhe dhimbje të mprehtë në anën e sipërme dhe të djathtë të barkut.

Nëse sëmundja kapet herët, dëmet e saj mund të riparohen. Nëse sëmundja diagnostikohet në fazë më të avancuar, pasojat mund të jenë vërtetë të rënda.

Rëndësia e Ushqyerjes së Shëndetshme Për Mëlçinë
Përzgjedhja e ushqimeve të duhura e të shëndetshme është e një rëndësie të madhe për shëndetin e mëlçisë.

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm i ditës dhe sipas ekspertëve ai ofron përfitime të larmishme në organizëm.

Një mëngjes i mirë dhe i bollshëm arrin të:

Rrisë nivelet e energjisë,

Përmirësojë metabolizmin,

Zvogëlojë masën trupore,

Përmirëson aftësitë e të nxënit,

Stabilizon nivelet e sheqerit në gjak,

Ul ndjeshmërinë ndaj insulinës,

Zvogëlon sasitë e depozitave dhjamore në mëlçi.

Këto përfitime i japin mëngjesit statusin e merituar të vaktit më të rëndësishëm të ditës.

Ushqimet e Duhura Për Shëndetin e Mëlçisë
Ekspertët thonë se njerëzit duhet të hanë shumë ushqime me nivel të ulët glicemie.

Kjo nënkupton të hiqni dorë nga buka e bardhë dhe të zgidhni bukë me drithëra të plota.

Tërshëra është një nga shembujt më të mirë të ushqimeve me nivel të ulët glicemie, sepse tretet ngadalë dhe nuk rrit nivelin e sheqerit në gjak.

Frutat si: qershitë, qitro, kumbullat, portokalli, rrushi, pjeshka, dardhat dhe mollët janë të rekomanduara çdo mëngjes.

Kosi është një tjetër ushqim që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj sepse është i shëndetshëm jo vetëm për stomakun por sidomos për mëlçinë.

Mund ta shoqëroni me bukë të thekur dhe vezë për më shumë shije dhe shëndet./Agroweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME