Kur filloni të keni dyshime se partneri juaj ju tradhton, kujdesuni të mos dukeni paranojake. Duhet të analizoni situatën para se të ngrini aludime ndoshta të pavërteta. Është e vështirë të jesh e sigurt nëse po ju tradhtojnë, por tregohuni vigjilente e në të njëjtën kohë, të kujdesshme mos të sundoheni nga ankthi. Paranoja e panevojshme thjesht do ta largojë partnerin tuaj.
Ja disa shenja se ai ndoshta po ju tradhton:
- Ka filluar të dojë më pak seks.
- Kur i bie telefoni apo i vjen një mesazh ai kërcen nga vendi dhe nuk është i qetë.
- Skuqet ose fillon të flasë pambarim për një një person që ju s’keni shumë kohë që ja keni marrë vesh ekzistencën.
- Ekziston një distancë mes jush, jo vetëm fizike.
- Fillon të zhduket papritur, nuk ju përcakton se ku është. Ju thotë vetëm isha në punë, në një mbledhje dhe kaq! Asnjë sqarim më tepër.
- Nëse ju ka tradhtuar më parë dhe e keni falur, shanset janë që do të tradhtojë sërish.
- E ndjeni