Categories Lajme

Sherr me grushte në një lavazh në Rrogozhinë, njëri merr çiften dhe tenton të gjuajë, por…

Një sherr me grushte ka ndodhur pak minuta më parë te një lavazh në Rrogozhinë. “BalkanWeb” mëson se përplasja fizike ka ndodhur te lavazh ‘Rusta’, ku njëri nga personat e përfshirë në s herr ka marrë çiften.

Mësohet se ai nuk ka mundur të gjuajë me çifte, pasi personi i dytë i përfshirë në ngjarje, e ka qëlluar me grusht. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bllokuar çiften. Deri më tani, raportohet se është dëmtuar nga sherri shtetasi F. R.

Kavajë/Informacion paraprak , Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.

Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME