Categories Lajme

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Tiranë (Detajet)

Tiranë, Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me sende të forta, mes dy familjeve. Vihen në pranga 2 nga shtetasit e përfshirë në konflikt.

Sekuestrohet një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Nuçi Naçi”, kishte konflikt, me sende të forta, mes dy familjeve, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. Sh., 37 vjeç dhe S. J., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Shtetasi S. J. dhe disa pjesëtarë të familjes së tij janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, me shtetasin A. Sh. dhe disa pjestarë të familjes së tij.

Shtetasi A. Sh., gjatë konfliktit ka goditur me sende të forta shtetasit S. J., 20 vjeç dhe R. D., 16 vjeç, familjarë të shtetasit S. J., 22 vjeç, i cili më pas ka goditur me sende të forta shtetasin A. Sh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese që u gjet në vendin e ngjarjes, e cila dyshohet se i përkiste shtetasit të arrestuar S. J. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME