Categories Lajme

Sherr me shkopa bejsbolli në lokalin e natës, plagosen dy vëllezër shqiptarë në Itali

Një sherr i dhunshëm ndodhi mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në Vittorio Veneto të Italisë. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, në sherr u përfshinë dy grupe shqiptarësh, të cilët u përplasën me shkopinj bejsbolli, e sende të tjera të forta.

Pas përplasjes disa prej tyre u larguan me makinë, por gjatë arratisë rrugës përplasën një tjetër makinë, duke plagosur dy gra pasi kaluan me semafor të kuq. Makina u ndalua më pas nga karabinierët. Gjatë sherrit mbetën të plagosur 3 persona, prej të cilëve dy vëllezër shqiptarë. Ata ndodhen në spital.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se gjatë gjithë natën autoritetet policore kanë marrë dëshmi dhe kanë vijuar punën për të kapur të gjithë personat që u përfshinë në sherr. Shkaqet e ngjarjes në fjalë momentalisht janë të paqarta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME