Categories Lajme

Shèrr me stjuardesën për vënien e maskës, 50-vjeçarja rrezikon 20 vite burg!

Një grua nga Teksasi rrezikon të dënohet me 20 vjet burg për shkak të sherri të ndodhur me një stjuardesë në avion për shkak të mbajtjes së maskës. 50-vjeçarja Debby Dutton, nga Cypress, Teksas, është paraqitur para një gjykate federale në Hjuston pasi dyshohet se ka sulmuar një stjuardesë gjatë një fluturimi të United Airlines nga Alaska në San Francisko më 29 qershor.

Gjatë fluturimit, një stjuardesë vuri re se burrit të 50-vjeçares Dutton (të cilin e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit) i kishte rënë maska nga fytyra dhe stjuardesa e zgjoi për t’i thënë që të vendoste përsëri maskën përpara se avioni të ulej. Pasagjeri e respektoi këtë udhëzim. Aktualisht ekziston një urhdër federal për përdorimin e maskave në të gjithë SHBA, i cili është i zbatueshëm për të gjitha linjat ajrore dhe aeroportet në mbarë vendin.

Megjithatë, Dutton dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje me stjuardesën dhe e irrituar i ka bërtitur asaj se “nuk ke pse e prek burrin tim, pse e zgjon atë”. Më pas ajo e ka shtyrë dhe janë përplasur edhe fizikisht me njëra-tjetrën. Për pasojë stuardesa u lëndua fzikisht. NdajDutton është ngritur akuza e sulmit fizik, kërcënimit dhe frikësimit të anëtarëve të ekuipazhit të fluturimit ose stjuardesat. Kjo akuzë mbart një dënim maksimal të mundshëm prej 20 vitesh burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME