Categories Showbiz

‘Sherr’ mes Beatrix dhe Balinës, këngëtarja publikon bisedat (foto)

Padyshim që ky Big Brother ka qenë me plot emocione për Beatrix Ramosajn. Pasi përjetoi dashurinë e saj brenda mureve të shtëpisë vip me aktorin e humorit, Donald Veshaj, kur ky i fundit ishte në një marrëdhënie të komplikuar dashurie me moderatoren Bora Zemani. Ndonëse nga shumë u kritikua dhe shumë të tjerë u përkrah, Beatrx sërish po përballet edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Gjithçka ka nisur pasi këngëtarja nuk pranoi që të ishte për një darkë brenda shtëpisë së Big Brother, pasi i kishte ngelur qejfi me një shaka ku ishte përmendur ish-e dashura e Donaldit, Bora. Fill pas këtij episodi doli edhe lajmi se Beatrix kishte ikur për disa ditë pushime në Dubai.

Por në faqen e saj zyrtare në Instagram, Beatrix ka publikuar disa screanshote, ku shfaqet biseda e opinionistes së Big Brother, Balina Bodinaku, që flet me dikë tjetër ndërsa shkruan se këngëtarja kishte ikur në Dubai me të dashurin.

Teksa nuk dihet nëse ky është profili i vërtetë i Balinës, Trixa nuk është përmbajtur ndërsa ka shpërthyer kundër saj. Sipas Trixës kjo nuk është hera e parë që opinionistja ka shpifur për të, ndërsa shkruan se tashmë ka ardhur koha që ajo t’i dalë zot vetes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME