Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 15 në Durrës, ndërsa sqarohet se personi ka qenë në gjendje të dehur.
Autori, shtetasi me iniciale K.D është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 15 Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. D., 29 vjeç, në gjendje të dehur ka qëlluar me armë gjahu në ajër.
Shtetasi K. D, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.