Categories Lajme

Sherr në burgun e Vlorës/ Dhunohet brenda qelisë, biznesmeni Eduard Alikaj

Një episod dhune është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në paraburgimin e Vlorës, ku 5 persona kanë dhunuar një tjetër të arrestuar, Eduard Alikajn.

Sipas burimeve, ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike. Vetë Eduard Alikaj ndodhet ende në paraburgimin e Vlorës, ndërsa pesë personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen.

Alikaj ndodhej në burgun e Vlorës, në pritje të ekstradimit drejt Italisë. Ai ishte arrestuar në 2023 në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për vjedhje me dhunë të 10 mjeteve motorike në Itali veriore.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që këta shtetas përdornin, në fshatin Babicë, asokohe u gjetën dhe u sekuestruan 1 mjet ekskavator i dyshuar i vjedhur, 1 mjet kamion, brenda të cilit është gjetur 1 mjet lundrues gomone me gjatësi rreth 13 metra si dhe 3 motorë që dyshohet se mund të përdorej për ngjarje kriminale.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME