Categories Lajme

Sherri në gjimnazin e Kamzës, prindërit të shqetësuar: Tmerr çfarë bëhet! Nxënësja: Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë kot (VIDEO)

Tronditje pas tronditje në gjimnazin Ibrahim Rugova në Kamëz. Ditën e djeshme një nxënëse e vetëvrarë me pretendimin e bullizimit në shkollë sipas bashkëmoshatarëve la mësimin dhe u hodh nga kati i 9 i një pallati. Dhe këtë të enjte gjatë pushimit të gjatë, një grup të rinjsh u konfliktuan me thika. 

Në bulevardin “Nënë Tereza”, dy hapa larg shkollës gjatë orarit të një dite mësimi nxënësit u përfshinë në një konflikt me mjete prerëse, ku si pasojë u lënduan tre djem, dy prej tyre të plagosur në brinjë dhe kraharor. Por policia mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra tjetrën. 

Numri i nxënësve aktivë në zënkë vështirë të identifikohen, pasi një pjesë e madhe kanë vëzhguar, pa ndërhyrë për parandilimin e goditjes. 

“Unë po haja kur ata grushtoheshin me njëri tjetrin dhe nxorrën thikat. Nuk ndërhyra se pse të rrezikoja?” 

Top Channel ndoqi nga afër ngjarjen, ku pa prindër të shqetësuar, të mitur të frikësuar, por edhe adoleshentë që e vlerësojnë normalitet këtë situatë.  “E pashë në tv dhe erdha me vrap. Tmerr çfarë bëhet! Shumë i shqetësuar”-thotë një prind. 

“Këta rrinë me thika, zihen çdo ditë për kot: jo pse më pe, jo për goca..”- thotë një nxënëse.  Siguria në shkolla u thye sërish.  “Drejtoresha nuk është këtu se e thirrën në ministri”-deklaroi roja. 

“Unë isha në mësim. Por shqetësohem edhe si prind!”- tha një mësues. 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME