Categories Lajme

Sherri që përfundoi me përdorimin e armëve, arrestohet pas më shumë se një viti 27-vjeçari

Xhulio Vela, 27 vjeç, është vënë në pranga nga policia. I riu u kap pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vela akuzohet për ngjarjen që ka ndodhur në Tetor të vitit 2021 në Tiranë. Një sherr mes disa personave rezultoi në përdorimin e armëve dhe mbetën të plagosur ai vetë, bashkë me Aleksandër Nikollën.

Ngjarja e ish-Parkut

Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Frosina Plaku”, ose siç njihet ndryshe si zona e ish-Parkut të autobusëve. Daniel Manushi, Islam Xhetani dhe Farjon Palushi janë përfshirë në sherr me Aleksandër Nikollën dhe Xhulio Velën. Ata po prisnin radhën te berberi, kur pas një konflikti verbal nisën të godasin njëri-tjetrin. Më pas Farjon Palushi qëlloi me një pistoletë ndaj Nikollës e Velës.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 5 gëzonja pistolete. Dyshimet ishin që përplasja mund të ketë qenë e lidhur me shpërndarjen e drogës, pasi disa nga personat e përfshirë kanë precedentë penalë në fushën e narkotikëve.

Farjon Palushi ka qenë i arrestuar mw parw si pjesë e një rrjeti shpërndarje të lëndës narkotike, kryesisht të kanabisit në zonën e ish-Parkut dhe duhet të ishte në “Arrest shtëpie”, por lëvizte lirshëm në rrugët e lagjes.

Daniel Manushi, rezultoi i dënuar pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një efektivi policie, duke e plagosur rëndë. Edhe Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela rezultojnë të jenë të përfshirë në shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME