Categories Lajme

Sheshet e Varshavës kundër vendimit të Kushtetueses

Dhjetëra mijëra protestues nga e gjithë Polonia protestuan në Varshavë, të premten, kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që ndalon pothuajse plotësisht abortin. Sipas agjencisë Reuters, protestuesit sfiduan kufizimet e rrepta të tubimeve që janë vendosur për të parandaluar përhajen e koronavirusit.

Protestuesit, marshuan nëpër rrugët qendrore të Varshavës duke mbajtur çadra të zeza, një simbol i protestave mbi të drejtat e abortit në Poloni, dhe pankarta me mbishkrimet: “Ju nuk do të duhet të ecni vetëm” dhe “Zoti është një grua “. Grupet e ekstremit të djathtë gjithashtu u shfaqën në tubime më të vogla në Varshavë, dhe pamjet televizive treguan policinë që përpiqej t’i mbante larg protestuesve.

Policia përdori gazlotsjellës dhe arrestoi disa persona. Gjykata ka thënë se aborti për shkak të anomalive të fetusit, që deri më tani është mundësuar, tani është jokushtetues.

Kur të nisë së zbatuari ky vendim, ndërprerja e shtatzënisë do të jetë e mundshme për rastet e incestit, dhunimit apo rrezikimit të shëndetit të nënës.
Për vendimin e gjykatës demonstruesit kanë fajësuar qeverinë nacionaliste të kryeministrit Mateusz Moraëiecki dhe Kishën Katolike, e cila ka lidhje të ngushta me partinë në pushtet Ligji dhe Drejtësia (PiS).

Mijëra protestues në qytete të ndryshme të botës janë mbledhur gjatë ditëve të fundit, në mbështetje të polakëve. Protestues në Oslo, Londër, Çikago, Glasgou, Bruksel dhe gjetkë janë mbledhur përpara ambasadave polake dhe në qendrat e qyteteve të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME