Categories Lajme

Shi e borë në Greqi, Roma e Milano pezullojnë mësimin

Italia dhe Greqia po përjetojnë prej ditës së enjte një mot të keq me shi dhe dëborë. Në disa qytete italiane është pezulluar mësimi ndërsa po ndërhyhet për të parandaluar rrëshqitjet. Shirat e fortë në Greqi pritet të zgjatin edhe të shtunën. Kushtet e rënduara atmosferike kanë vënë në alarm këtë fundjavë autoritetet greke dhe ato italiane. Disa qytete në Itali urdhëruan mbylljen e shkollave, parqeve e vendeve historike si pasojë e një vale të ftohtë që ka mbuluar me borë rajonet nga veriperëndimi në qendër të vendit.

Kryebashkiakja e Romës njoftoi se përveç shirave në kryeqytet, shtrëngatat dhe stuhitë e forta parashikohet të godasin edhe bregdetet. Situatë e vështirë do të paraqitet deri të shtunën në rajonin e Kampanjës, ndërsa bora rrezikojnë ndër të tjera Milanon, Lacion dhe Napolin. Autoritetet në këto zona kanë nisur hedhjen e kripës për të shmangur aksidentet rrugore dhe kanë apeluar qytetarët të përdorin transportin publik.

Ndërkohë një masë atmosferike me presion të ulët nga Adriatiku solli të premten shira të rrëmbyer edhe në pjesën më të madhe të Greqisë. Reshjet e shiut të shoqëruara me dëborë fillimisht në brigjet joniane dhe majat e larta veriore, për t’u zhvendosur në juglindje drejt Egjeut. Në Athinë gjendja pritet të përkeqësohet në orët e para të së shtunës, ndërsa vendi do të përjetojë temperatura njëshifrore deri ditën e diel. Edhe Turqia raportoi një ditë më parë kushte të vështira të motit, pasi era ciklonare që përshkoi qyteti portual të Bodrumit lëvizi vendit mobiliet e ndodhura jashtë duke shtyrë tej kontrollit edhe kalimtarët e rastit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME