Categories Lajme

Shifra të rë nda në Shqipëri, 122 akside.nte rrugore në vetëm një muaj

Numri i aksidenteve gjatë muajit që lamë pas ka shënuar rënie. Sipas raportimit të INSTAT, në muajin Shtator 2019 numërohen 122 aksidente rrugore nga 156 aksidente të ndodhura në muajin Shtator 2018, duke u ulur me 21,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntëmujorin 2019, numërohen 1.136 aksidente rrugore nga 1.303 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2018, duke u ulur me 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shtator 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 152 persona nga 218 që rezultoi një vit më parë, duke u ulur me 30,3 %. Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2019, rezulton 1.570 persona nga 1.765 persona, duke u ulur me 11,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në muajin Shtator 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 9 persona të vdekur në Shtator 2018.

Në nëntëmujorin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 157 persona nga 152 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Shtator 2019, aksidentet rrugore, në 86,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 32,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntëmujorin 2019, aksidentet rrugore në 14,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,3 %, krahasuar me një vit më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME