Categories Lajme

SHIFRAT/ 19% e punonjësve në Shqipëri paguhen nën kufirin e varfërisë 5.5 USD në ditë

Në Shqipëri gati gjysma e të punësuarve punojnë pa pagë në biznesin e familjes, por një kategori e madhe e të punësuarve morën paga mujore nën kufijtë e varfërisë më 2021.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) në publikimin për pagat në nivelin e varfërisë verifikoi se, gati 17 për qind e të punësuarve në Shqipëri me pagë paguhen në intervalin 3.2-5.5 USD në ditë.

Shqipëria u rendit në vendin e 62 në mesin e 117 vendeve të botën për nivelin e varfërisë në punë. Gjithashtu vendi ynë numëron rreth 2 për qind të punësuarve që marrin nga 1.9-deri në 3.2 dollarë në ditë.

Të dhënat e institucionit ndërkombëtar që merret me treguesit e punësimit tregojnë se, në vitin 2021, gjithsej 19 për qind e të punësuarve në vend paguhen më pak se 5.5 USD në ditë ose rreth 130 dollarë në muaj.

Zakonisht kategoritë e punonjësve në varfëri punojnë në sektorët e bujqësisë dhe shërbime. Puna e tyre është e përqendruar në sezone dhe me paga shumë të ulëta.

Megjithëse kjo kategori punonjësish numërohet si e punësuar, të ardhurat e tyre nga puna janë nën kufirin e varfërisë relative 5.5 USD në ditë.

Teksa varfëria në botën e zhvilluar shpesh shoqërohet me papunësinë, varfëria ekstreme që ekziston në pjesën më të madhe të botës në zhvillim është kryesisht një problem i personave të punësuar në këto shoqëri. Për këta punëtorë të varfër, problemi është zakonisht ai i cilësisë së punësimit, shpjegon ILO.

Prandaj, ulja e varfërisë në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm kërkon rritjen e mundësive të punësimit dhe të të ardhurave të të varfërve që punojnë, atyre njerëzve që janë të punësuar, por nuk janë në gjendje të ngrenë veten dhe familjet e tyre mbi pragun e varfërisë.

Për shkak të strukturës së ekonomisë, puna në vendin tonë ka vlerë të ulët. Sipas statistikave kombëtare gati gjysma e punonjësve në vendin tone paguhet në nivelin e pagës minimale. Kjo ndodh pasi rreth 40 për qind e të punësuarve janë në sektorin bujqësor që kanë fitime shumë të ulëta nga puna.

Pagat në Shqipëri janë rritur me ritme të ulëta gjatë dekadës së kaluar, ndërkohë që karakterizohen nga një informalitet i lartë. Përveçse mijëra persona punojnë në informalitet total, deklarimi i pjesshëm i pagës për efekt tatimi është një fenomen i përhapur në vendin tonë. MONITOR

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN

Pas publikimit në media një ditë më parë për praninë e gazit në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME