Categories Covid-19

Shifrat alarmante të koronavirusit në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve shpjegon kufizimet e reja

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka propozuar që prej ditës së mërkurë të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet. Këto masa hynë në fuqi nga dita e mërkurë, 11 nëntor dhe do të jenë në fuqi për të paktën tri javë. “Në kushtet kur nuk ka një mjekim specifik për sëmundjen, mënyra më e mirë vazhdon të mbetet parandalimi. Duke analizuar situatën, kemi propozuar të merren disa masa. Ne vlerësojmë të ndërmarrim masat që të frenojmë përhapjen e infeksionit.

Kufizim i lëvizjes nga ora 22:00-06:00, me përjashtim të lëvizjeve për nevoja të domosdoshme, të mbyllen baret dhe lokalet në këtë fashë orare. Këto masa hyjnë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasin për tre javë “Masat për kufizimin e përhapjes së infeksionit Sars-Cov2, propozohen të qëndrojnë për një periudhë 3 javore me efekt rishikimi cdo dy javë në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike.

Propozohen të vendosen në të gjithë vendin pavarësisht përhapjes së epidemisë në vend. Sipas skenarëve të riskut, evidentohen zona me nivel të ulët të riskut, zona me nivel mesatar të riskut dhe zona me nivel të lartë risku.”, tha Mira Rakacolli nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP thotë se ditë e fundit ka pasur një rritjet të përhapjes së virusit. Znj. Bino theksoi se, vendi është ndarë në tre zona përcaktuar nga niveli i përhapjes së COVID-19. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i konsideroi masat e marra si ‘të mesme’ dhe theksoi se ka pasur shtim të numrit të thirrjeve në 127.

Masa e propozuara nga Komiteti i Ekspertëve:

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

3. “Smart-working” për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME