Categories Lajme

Shifrat/ Pacientët shqiptarë qëndrojnë më pak ditë të shtruar në spital se vendet e rajonit

Një pacient shqiptar qëndroi jo më shumë se 5.5 ditë i shtruar në spital, thuajse gjysma e ditëve të qëndrimit të të sëmurëve në vendet e rajonit dhe 2-3 ditë më pak se mesatarja e qëndrimit të një qytetari të Bashkimit Europian.

Mesatarisht në Malin e Zi një i sëmurë qëndron në spital 8 deri në 9 ditë, ndërsa në Serbi ditët mesatare të qëndrimit në spital përllogariten të jenë gati 10 ditë, sipas të dhënave të tjera të Eurostat.

Bazuar nga të dhënat e INSTAT në dy vitet e fundit ditët mestarë të qëndrimit të një sëmuri kanë qenë në rritje në Shqipëri. Kështu në 2018 ditët e qëndrimit të të sëmurit u rritën në 5.5 nga 5.4 që ishin në 2017-n dhe 5.3 në 2016-n. Në vitin 2018, numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend është 55, nga të cilët 42 janë spitale shtetërore dhe 13 spitale private. Në spitalet shtetërore në total numërohen në të gjithë vendin 8,185 shtretër, sipas INSTAT.

Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2 spitale për 100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publik dhe jopublik është 8.868 (3 shtretër për 1.000 banorë). Ditët e qëndrimit mesatar të një pacienti janë 5,5 ditë në vit me një xhiro të shtratit 33,8 herë pacientë në vit. Shfrytëzimi i shtratit për kujdes shëndetësor gjatë vitit 2018 është 186,7 ditë, të cilat përbëjnë 51,1 % të ditëve kalendarike të këtij viti.

Në vitin 2018, të shtruar gjithsej në institucionet e shërbimit spitalor ishin 279.018, nga të cilët 34,5 % janë realizuar pranë Q.S.U.T. Ndërhyrjet kirurgjikale në vitin 2018 ishin 64.929, nga të cilat 43,2 % e tyre u realizuan në Q.S.U.T.

Sa gjatë qëndrojnë të sëmurët në spital në BE?

Në Bashkimin Europian, koha mesatare e shtrimit në spital e të sëmurëve varionte nga 4.5 ditë në Holandë, 5.3 ditë në Bullgari dhe 5.5 ditë në Danimarkë, në 9.1ditë në Francë, 9.6 ditë në Çeki dhe 9.8 në Hungari. Megjithatë sipas të dhënave të Eurostat janë regjistruar më shumë paciente femra, gjatësia mesatare e qëndrimit të pacientëve meshkuj ishte në përgjithësi më e gjatë në shtetet anëtare./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME