Shishja e parë e përdorur për të administruar vaksinën anti-Covid të Pfizer, do të vendoset në një muze në Londër. Vaksina e parë iu dha një gruaje 90-vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar, Margaret Keenan, më 8 dhjetor. Shishja historike, dhe shiringa që u përdor, do të ekspozohen kështu që prej fillimit të vitit të ardhshëm në Muzeun Shkencor të Londrës, përkatësisht në pavijonin e historisë së mjekësisë.
Vaksina mund të konsiderohet së shpejti edhe si një prej triumfeve më të mëdhenj të shkencës, pasi ofron një dritë shprese pas një viti të gjatë në pandemi, ku deri tani mbi 1,6 milionë vetë kanë humbur jetën. Vaksina e realizuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, ka rezultuar nga testimet se është 95% efektive.

