Categories Lajme

Shiste celularë të kontrabanduar, procedohet pronari i dyqanit në Fier

Nga policia bëhet me dije se është evidentuar një rast i shitjes së celularëve që dyshohet se janë të kontrabanduar në vendin tonë. Si pasojë, po procedohet në gjendje të lirë pronari i dyqanit, shtetasi A. Sh., 46 vjeç, banues në Fier.

Policia gjeti dhe  sekuestroj në cilësinë e provës materiale, 15 celularë të dyshuar të kontrabanduar, me vlerë rreth 1 200 000 lekë. Celularët ishin të papajisur me faturat për origjinën dhe me faturat tatimore.

Njoftimi i policisë: Fier, Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së celularëve që dyshohet se janë të kontrabanduar në vendin tonë.

Procedohet penalisht pronari i dyqanit në Fier, ku u gjetën celularët.

Sekuestrohen 15 celularë të dyshuar të kontrabanduar, me vlerë rreth 1 200 000 lekë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, nga kontrollet në subjekte të ndryshme ekonomike, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se një dyqan në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shiteshin celularë pa fatura.

Për këtë paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjetën në dyqanin në pronësi të 46-vjeçarit, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 15 celularë të dyshuar të kontrabanduar, me vlerë rreth 1 200 000 lekë. Celularët ishin të papajisur me faturat për origjinën dhe me faturat tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME