Categories Lajme

Shkaktoi vdekjen e pesë personave, dënohet me tre vjet e gjysmë – babai i viktimës e pështyn në fytyrë

Gjykata ka dënuar Durak Hoxhajn me vetëm tre vite e gjysmë burgim, ai është fajtor për aksidentin ku vdiqën pesë persona.

Në korrik të këtij viti, katër djem te rinj po shkonin mysafir ne Rahovec.

Por, ata nuk arritën asnjëherë në destinacionin ku ishin nisur.

Kjo pasi që deri sa po lëvizin me makinën e tyre  rrugës në fshatin Bërnjak, një veturë e tipit Renault kishte filluar një tejkalim që nuk arriti ta përfundonte.

Vetura që po e ngiste Durak Hoxhaj, u përplas me veturën në të cilën ishin katër persona të tjerë.

E të vdekur në vend këtu mbeten dy persona, ndër ta edhe bashkëshortja e shkaktarit të këtij aksidenti.

Por, numri i viktimave nuk u ndal me kaq.

Edhe tre persona të tjerë vdiqën nga lëndimet e marra në këtë aksident.

E familjarët e këtyre viktimave, të hënën erdhën në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dega në Rahovec.

Ata do të dëgjojnë vendimin e gjykatës, për të akuzuarin Durak Hoxha.

Edhe ky erdhi në Gjykatë.

Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Mizair Shabani, në prani të publikut shpalosi vendimin e gjykatës.

Mizair Shabani, Gjykatës

3 vjet e 6 muaj…

E dënimi prej vetëm 3 vjet e gjysmë nxiti tensione në sallën e gjyqit.

Njëri nga familjarët e pështyu Durak Hoxhën.

E pakënaqësia e familjarëve vazhdoi edhe në korridoret e gjykatës.

Lartësia e dënimit po shihet si skandaloz nga familjarët e viktimave.

Islam Jupolli, babai i Lulzim Jupollit

5 jeta njerëzish i ka marrë, 3 vjet dënimi.cfarë dënimi është ky. Ska ligj, shtet, na ka helmu. Kurrë nuk ka ndodh kështu, edhe del si kapadai tu kesh.

Islam Jupolli, babai i Lulzim Jupollit

Po e pështyva në fytyrë, cka me bo.Ata kanë qenë lulja jonë ma e mirë.

Të pakënaqur u shfaqën edhe familjarët e tjerë të viktimave.

Familjari tjetër..

Mëndoj qe është vendim qesharak, kanë vdek 5 njërëz, e ja jep 3 vjet burg. E permen rastin e romit….

Ndërkohë, avokati mbrojtës i viktimave thotë se në konsultim me familjarët  do të shohin mundësinë për tu ankuar.

Është ceshtje e gjykatës. Cdo palë ka të drejtë të ankesë. Do ti konsulltojë familjarët.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i Durak Hoxhajt, Durim Nevzati, tha  që i akuzuari ka kërkuar falje, dhe nuk ka dashur të flasë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME