Categories Lajme

“Kam vetëm dy muaj jetë,” lutja e 19-vjeçarit nga Berati që vuan nga sëmundja e rrallë: Operacioni kushton 200-300 mijë euro

Elian Qama është një 19-vjeçar nga qyteti i Beratit, që ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

I riu vuan nga një sëmundje e rëndë e quajtur, “chordome cervival”, e cila është një formë shumë e rrallë e kancerit, që prek një në një milionë njerëz. Kjo sëmundje agresive i ka bllokuar ezofagun dhe e pengon atë të ushqehet normalisht.

Një i afërm i Elianit ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve për 19-vjeçarin, i cili është detyruar të shtrohet në Belgjikë për kurim, pasi në Shqipëri nuk i është dhënë asnjë shpresë.

Sipas tij, ndërhyrja kirurgjikale që do t’i shpëtonte jetën Elianit kushton rreth 200-300 euro, të cilat familja e tij nuk mund t’i sigurojë dot.

Kushëriri i 19-vjeçarit shkruan se mjekët i kanë dhënë jo më shumë se 2 muaj jetë të riut, pasi çdo ditë i rritet masa tumoriale.

Mesazhi i plotë: “Pershendetje Joq, doja nje ndihme te vogel nga ju. Nje kusheriri im eshte me semundje te keqe, nje lloj kanceri shume i rralle, agresiv dhe vdekjeprures dhe ka shkuar ne belgjike per tu kuruar. Kjo semundje prek 1 ne 1 milion banore dhe operacioni kushton shume shtrenjte, rreth 200-300 mije euro.

Eshte vetem 19 vjec dhe eshte shum i ri qe ta humbi jeten. Kam foton e skanerit qe tregon nga se vuan, eshte e shkruar ne frengjisht. Ju lutem shperndajeni. Ai nuk ka kohe, cdo dite i rritet masa tumoriale. Ju lutem ata qe kan mundesi te vene doren ne zemer dhe ta ndihmojn Elianin, nese nuk mblidhen parate ai vdes. Mjeket i kane dhene edhe 2 muaj jete.”

Edhe vetë 19-vjeçari i sëmurë ka bërë një thirrje për ndihmë, në faqen e një fondacioni francez “Leetchi“, ku publikohen apele për ndihmë dhe grumbullohen fonde për njerëzit që kanë nevojë urgjentisht për ndihmë.

Ai tregon se një ndërhyrje kirurgjikale në Belgjikë, e shoqëruar me kimioterapi, do t’i shpëtonte jetën. Eliani thekson se tumori rrezikon t’i marrë jetën, duke i bllokuar frymëmarrjen.

Apeli i 19-vjeçarit: “Pershendetje, quhem Elian, jam 19 vjeç dhe vuaj nga një sëmundje e rëndë dhe e rallë që quhet chordome cervical (është një tumor shume i rrallë dhe shumë agresiv që me ka bllokuar ozofagun dhe me pengon të ushqehem normalisht.

Ky lloj tumori rrezikon të më marrë jetën duke më bllokuar frymëmarrjen.

Jam shqiptar, por në vendin tim nuk ka asnjë zgjidhje për mua, atje jam i dënuar të vdes nga kjo sëmundje e rrallë. Këtu në Belgjikë, një ndërhyrje kirurgjikale e shoqëruar me radioterapi do të më jepte mundësinë ti mbijetoja kësaj sëmundjeje.

Por, duke mos qenë i siguruar me dokumente dhe kartë shëndetësore, unë dhe familja ime duhet të paguajmë gjithë faturat që janë tepër të kushtueshme . Për këtë arsye ne kemi nevojë për solidaritetin tuaj. Ndihma juaj më është shumë e vyer.

Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë financiarisht në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar 19-vjeçarin:

Numri i llogarisë: BE79 1030 6386 1333

Për derdhjen e parave nga jashtë shtetit, duhet edhe ky kod: BIC NICABEBB

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME