Categories Lajme

Shkarkimi i mjekut Allkja nga QSUT, Rama flet për herë të parë: Shumë mirë kanë bërë, s’mund të flasësh në kohë lufte!

Kryeministri Edi Rama foli për shkarkimin e mjekut Ilir Allkja nga QSUT, pasi zbuloi, sipas tij, të vërtetat që ndodhnin brenda spitalit me të infektuarit me koronavirus.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se është marrë vendimi i drejt ndaj mjekut Allkja, pasi sipas kryeministrit, Ministria e Shëndetësisë ka verifikuar të gjitha ato që ka thënë mjeku dhe ka rezultuar se ai ka bërë propagandë.

“Një njeri që del në ekran dhe mbush opinionin me dezinformim, nuk mund të jetë në sistem. Kanë marrë masë për të dhe shumë mirë kanë bërë. Të gjitha ato që ka thënë ai janë verifikuar jo nga ata që e hoqën dhe jo kur u hoq, por janë verifikuar rast pas rasti nga Ministria e Shëndetësisë. E njihka situatën ai dhe nuk e njihka Najada Çomo, që ul kokën, apo Tritan Kalo, që ka pasur jo vetëm kurajon, por edhe shpejtësinë të dalë në protestë, të shkruajë edhe letra. E njihka situatën një person i tillë.

Shko bëje këtë diku tjetër! Unë nuk ndëshkoj asnjë, e mora vesh, dhe ai është ndëshkuar me argumentin shkelje e etikës dhe mirë është bërë. Gjithkund ka hierarki, nuk mund të dalësh të flasësh në televizor në kohë lufte, pa hierarki, e mbi të gjitha duke dezinformuar publikun. Ka procedura në shtet, ato që ka thënë ai janë verifikuar dhe kanë rezultuar të gjitha propagandë. Franca e ka të prerë se nëse ti punon në administratën publike, nuk ke të drejtë të prononcohesh. Pikë!”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndërsa për analistin Agron Gjekmarkaj “Rasti i Ilir Allkjas e ka shqetësuar kryeministrin, sepse ndonjëherë mjafton një zë i vetëm për të rrëzuar sistemin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME