Categories Lajme, Politike

Shkarkohen 11 drejtues të PS-së, Spiropali: Po analizohet puna e të gjithë drejtorëve

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste që u mblodh me urgjencë nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Mbledhja ka nisur rreth orës 8 e 30-të të mëngjesit të sotëm, dhe përfundoi rreth orës 10:00. Edi Rama u shpreh dje i shqetësuar në mbledhjen e grupit parlamentar për shkak se sipas tij disa drejtorë po i nxijnë faqen qeverisë, duke lënë të kuptohet se puna e tyre është e pamjaftueshme, ose ca më keq janë të përfshirë në afera korruptive.

‘’Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, është shprehur dje Rama në mbledhjen e grupit, ndërsa sot nuk ka preferuar që të bëjë asnjë koment për mediat.

Në një dalje për mediat në fund të kësaj mbledhje deputetja Elisa Spiropali u shpreh se është marrë vendimi për shkarkimin e 11 drejtuesve të PS-së në rrethe.

Spiropali deklaroi po ashtu se po bëhet një analizë e punës së të gjithë drejtorave në të gjithë vendin, pasi sipas saj ka një  degradim të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe qytetarëve.

‘’Ka një degradim të marrëdhënieve mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Do të ketë një analizë të punës së drejtorave në të gjithë vendin”, është shprehur Spiropali pas mbledhjes.

Burime bëjnë me dije se janë shkarkuar 11 drejtues të degëve të PS-së në rrethe, po ende nuk janë bërë publik emrat e tyre. Mendohet se drejtuesit e PS-së janë shkarkuar në ato bashki ku drejtimin e ka PD-ja dhe LSI-ja.

Disa nga qytetet ku janë shkarkuar drejtuesit e PS:

Cërrik

Selenicë-Nertil Bellaj-njëkohësisht drejtor i AKU-së

Delvinë-Izet Silaj

Memaliaj 

Këto zhvillime në selinë rozë vijnë dy ditë pas arrestimeve të bujshme të policisë ku në pranga ranë dhe dy ish-deputet socialist, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME