Categories Lajme

Shkarkohet nga detyra anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ja arsyeja

Anëtari i KLP-së, Besnik Cani është shkarkuar ditën e sotme nga detyra me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

KPA thekson se prokurori Cani shkarkohet për mosdeklarim të saktë pasurisë. Pas verifikimeve të kryera, Komisionerit Publik kërkoi shkarkim nga detyra të Canit, pasi ai rezultonte me mungesë të burimeve financiare.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbetet kështu vetëm me 10 anëtarë.

DEKLARATA E KOMISIONERIT PUBLIK NE 18 SHKURT:

Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.
– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.

Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.

KP: Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.

Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave.
Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.

KP: Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare.
Përfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar shkarkim nga detyra të Besnik Canit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME