Categories Lajme

Shkarkohet nga detyra kryetari i Kushtetueses, nuk justifikon pasurinë

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK të konfirmimit në detyrë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, duke e shkarkuar nga detyra.

Pavarësisht se ishte konfirmuar në detyrë në muajin qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Bashkim Dedja, iu nënshtrua për herë të dyte testit te Vettingut pas ankimimit të Komisionerit Publik.

Komisioneri Publik argumentoi se Dedja ka deklarime të pasakta pasurie, fshehje të saj si dhe nuk justifikon dot pasurinë me të ardhurat e tij.

Konkretisht për blerjen e një apartamenti 98 m2 në Tiranë në vitin 1997 ka pasaktësi dhe mospërputhje të deklaratave ndër vite lidhur me çmimin e blerjes. Sa i takon së njëjtës pasuri, subjekti ka deklaruar se e ka blerë së bashku me të vëllanë, por sipas komisionerit publik asnjëri prej tyre nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme që e justifikojnë këtë blerje.

Po ashtu lidhur me një apartament 146 m2 dhe garazh 15.25 m2 po në Tiranë, komisioneri publik shprehet se ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe dokumentacionit që ta justifikojnë blerjen e pasurisë.

Nga ana tjetër dyshohet për fshehjen e një apartamenti 60 m2 në Golem, që Dedja e kishte deklaruar vetëm në përdorim, por ku kontrata e furnizimit me energji rezulton ne emër të tij.

Bashkim Dedja e kaloi me sukses procesin e Vettingut më 13 qershor, ndërsa Komisioneri Publik ankimoi vendimin më 26 korrik bazuar në rekomandimin e ONM, sipas të cilit Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

KPA vendosi sot shkarkimin nga detyra të kryetari e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME