Categories Kulture

Memoriali i Skënderbeut, destinacion që vlen të vizitohet / FOTO / VIDEO

Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut përfundoi duke nxjerrë në dritë pas restaurimit, këtë vend i cili në vetvete tregon historinë e identitetit tonë. Tashmë ky vend është destinacioni i ri kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro inspektoi punimet në Memorialin e Skënderbeut.
Ajo u shpreh se, ”memoriali i Skënderbeut në rrënojat e kishës së Shën Nikollit dhe muret antike dolën në dritë në një restaurim të plotë nga projekti i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

”Shumë krenare për restaurimin dhe rikualifikimin e Memorialit të Skenderbeut mbi rrënojat e Kishës së Shën Nikollit në Lezhë.Ndriçimi i ri skenografik, restaurimi dhe konsolidimi i mureve antike, trajtimi i çdo guri e i çdo pëllëmbe mermeri, rehabilitimi i simbolit të varrit të Skënderbeut, janë befasues ndërsa kane nxjerrë në dritë një destinacion që vlen të rizbulohet ndryshe”, tha Kumbaro.

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Përveç mureve të kishës, në këtë objekt gjendet edhe absida, ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tri harqet mbi derën e kishës.

Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut. /a.a/ /a.g/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME