Categories Lajme

Shkeljet për rrugën Kardhiq-Delvinë, SPAK merr nën hetim dhjetë persona, mes tyre Sonila Qato

Dhjetë persona janë marrë nën hetim nga SPAK, mes tyre ish drejtuesja e ARRSH Sonila Qato.

Prokuroria e Posaçme ka gjetur elementë të veprës penale shpërdorim detyre shkeljes së barazisë në tendera.

Hetimi vijon për lotin e 7-të të rrugës Kardhiq-Delvinë. Fillimisht ishte KLSH që zbuloi shkeljet dhe referoi materialet.

Të pandehur janë Sonila Qato, Elona Godgo, Simon Prendi, Arbër Troka, Ariana Hasani, Erdit Salillari dhe Almir Hoxhaj. Ndërkohë nën hetim janë edhe Nikollaq Mihali, Miranda Shkurti, Admir Pahumi.

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato është marrë zyrtarisht e pandehur nga prokuroria e posaçme.

Paraditen e së mërkurës, Qatos iu komunikua akuza e “Shkeljes së barazisë në tendera” në lidhje me tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Më herët janë marrë nën hetim edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Hetimet kanë nisur pasi një nga kompanitë që garoi për të fituar tenderin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë pretendonte se u skualifikua padrejtësisht nga gara.

Në shtator të 2019-tës kompania “Gjoka Constration” kallëzoi Qaton me pretendimin se janë skualifikaur padrejtësisht. Një tjetër kallëzim ishte edhe ai i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se, ARSH në kohën që drejtohej nga Qato ka skualifikuar nga gara 6 kompani mes të cilave edhe atë të “Gjoka Construcsion” edhe pse I plotësonte të gjitha kriteret.

Nga auditimi ka rezultuar se nga gara është skualifikuar kompania me ofertën më të ulët duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME