Categories Lajme

Shkencëtarët kinez: Nuk do të iki por do rikthehet kështu!

Sipas shkencëtarëve kinezë, koronavirusi i cili është duke “shkatërruar” botën nuk do të shfaroset por do të rikthehet si një virus sezonal në formën e një gripi. Një grup virologësh dhe kërkuesish kinezë raportuan sot nga Pekini se virusi nuk do të zhduket ashtu sic bëri SARS sepse ndryshe nga ai, ai mund të infektojë edhe asimptomatikët. NKjo do të thotë se virusi mund të përhapet pa përjetuar shenjat si temperatura e lartë dhe kollë, duke e bërë të vështirë gjurmimin e përhapjes së tij. Kërkuesit thane gjithashtu se zyrtarët e shëndetësisë kineze, ditë pas dite vijojnë të konfirmojnë një duzinë individësh asimptomatikë.

Sipas drejtorit të Institutit të Patologjisë Biologjike pranë Akademisë Kineze të Shkencave Mjekësore, “Ka shumë gjasa që kjo epidemi do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë mjaft të gjatë, dhe të shndërrohet në sezonale dhe të mbartet brenda trupit të individit”. Kudo nëpër botë mjekët kanë pranuar se virusi me shumë gjasa nuk do të eliminohet plotësisht dhe pavarësisht karantinimit dhe masave të tjera shtrënguese që janë ndërmarrë nga vende të ndryshme. Sipas kërkuesve kinezë nuk shihet ende asnjë shenjë që përhapja e virusit të ngadalësohet përgjatë stinës së verës.

Por në të kundërt me konkluzionet e tyre, dje Valter Ricardi, ekspert i organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar i ministrit italian të shëndetësisë, tha se i ngrohti dhe lagështira mund të zhdukin virusin dhe se për këtë bindje ai është mbështetur tek një studim i 24 prillit të prezantuar nga nënsekretar për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas këtij studimi, në një ambient të mbyllur me një temperatura 24 gradë dhe me një lagështirë prej 20 për qind virusi mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, ndërsa me 35 gradë dhe me 80 për qind lagështirë, jetëgjatësia e tij nuk është më shumë se një orë. Por nëse flasim për ambient të hapur, në diell. Mjafton një temperaturë prej 24 gradësh dhe i njëjti nivel lagështire (80%) që virusi të zhduket për dy minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME