Categories Lajme

Universitetet do kërkojnë të rikthehen në auditore, s’ka pushime vere

Viti akademik nuk do të digjet, por mësimi do të vijojë në muajt e verës. Ministria e Arsimit vendosi dje që shkollat të rihapen në shtator, ndërsa vetëm maturantët të rikthehen tre javë në bankat e shkollës nga 18 maji deri në 5 qershor për përgatitjet e fundit për provimet, por me rregulla të forta të disntancimit social.

Por cfarë do të ndodhë me studentët që gjithashtu po ashtu vijojnë mësimin online prej datë 9 mars ku u dha vendimi për mbylljen e universiteteve? Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku mësoi se në ditët në vijim do të mblidhet Senati Akademik për të diskutuar nëse do të rikthehen në auditorë, por vendimi do të varet nga Komiteti i Ekspertëve.

Gjithashtu po sipas burimeve, Senati Akademik pritet që ti kërkojë Komitetit të Ekspertëve që pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 23 qershor të rikthehen dy javë në auditore. I njëjti burim i tha Report Tv se viti akademik do të plotësohet në muajt e verës ku studentët në korrik, gusht dhe shtator nuk do të bëjnë pushime, por mësim. Një tjetër dilemë që mbetet për t’u zgjidhur janë edhe provimet.

“Fakti që maturantët po rikthehen është sinjal i mirë edhe për universitetin. Sa i përket provimeve, studentët nuk pranojnë që provimet të bëhen online. Pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 23 qershor nëse do të hapen do të kemi dy javë intensive me konsultime për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi që të ndjekin mësimet online” tha i njëjti burim nga universiteti i Tiranës. Ndërkohë që prioritet do të kenë vitet e fundit të programit të studimeve 3-vjeçare dhe vitet e fundit të masterave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME