Categories Teknologji

Shkencëtarët krijojnë veshjen anti-covid për personelin mjekësor

Mjekët do të jenë 100% të mbrojtur dhe nuk do të kenë më vapë. Kriza e coronavirusit ka bërë që specialistë nga e gjithë bota të punojnë për t’i ofruar njerëzimit mjetet për të luftuar pandeminë.

Një nga shpikjet më të reja është kostumi anti-COVID Shkencëtarët meksikanë kanë arritur të krijojnë një veshje për personelin mjekësor që kujdeset për pacientët me COVID. Ky kostum krijon lirshmëri në lëvizje për mjekët dhe infermierët.

Një nga problemet kryesore të personelit mjekësor ka qenë se masat mbrojtëse që marrin gjatë orarit të punës i shkaktojnë nxehtësi dhe i vështirësojnë frymëmarrjen dhe shtojnë lodhjen. Eliminimi i këtyre pengesave ishte qëllimi i Xe Medica Ambulancias, kompanisë që ka prodhuar kostumin e ri.

“Është një kostum krejtësisht hermetik. Qëllimi kryesor ishte që kostumi të ishte hermetik, më pas punuam që të ishte edhe i freskët, pasi mjekët mendojnë dhe punojnë më mirë kur ndihen rehat gjatë punës”, thotë Fernando Aviles, drejtori i kompanisë. Bateria e kostumit zgjat 8 orë dhe mund të karikohet kudo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME