Categories Lajme

Shkencëtarët shpallin emergjencën klimatike

Mbi 11 mijë shkencëtarë nga 153 vende të botës kanë deklaruar se planeti ynë po përballet me një emergjencë klimatike. Deklarata e botuar në revistën BioScience, bazohet në një analizë të të dhënave shkencore nga 40 vitet e fundit duke përfshirë 6 fusha, siç janë emetimet e gazrave, përdorimi i energjisë, temperaturat, rritja e popullsisë, shpyllëzimi, shkrirja e akullit etj.Sipas atyre në të gjithë këto vitet e fundit qeveritë në shumë vende të botës nuk kanë marrë asnjë lloj mase për të parandaluar ndotjen e ajrit, shpyllëzimin apo edhe gjuetinë pa kriter.

Shkencëtarët William Ripple nga Universiteti i Oregonit, Thomas Newsome i Universitetit të Sidneit shprehen se ndryshimet klimatike po përshpejtohen gjithnjë e më shumë.Në raport-deklaratën thuhet se nënshkruesit e dokumentit, deklarojnë gatishmërinë e tyre për të ndihmuar ata që duhet të marrin vendime politike për të siguruar një të ardhme për brezat që do të vijnë.Ata theksojnë se duhen bërë ndryshime thelbësore në fushën e energjisë për të zëvendësuar karburantet fosile me ato alternative ose rinovueshme të vendosen taksa për karbonin në mënyrë që të kufizohet përdorimi i karburantit.

Gjithashtu masa duhen të merren edhe për ndotjen e ajrit për të ulur sasinë e metanit dhe të kufizohet në mënyrë drastike prerjen e pyjeve si dhe duhet të ruhen ekosistemet, të cilat mund të shfrytëzohen në mënyrë që të ruajnë qëndrueshmërinë e burimeve të biosferës për një kohë të gjatë.Ndërkaq duhet zvogëluar edhe përdorimi i mishit si dhe të zvogëlohen më shumë mbeturinat ushqimore dhe së fundmi duhet të garantohet më shumë drejtësi ekonomike dhe sociale për popullsinë.Në këtë mënyrë shkencëtarët i bëjnë thirrje qeverive që të ndërveprojnë sa më shpejt pasi kriza me kalimin e viteve mund të thellohet gjithnjë e më shumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME