Categories Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë një planet të ri i mbuluar totalisht nga uji

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një planet të ri, i cili ndodhet 100 vite dritë larg Tokës.

Sipas shkencëtarëve kanadezë, ky planet është i mbuluar tërësisht me ujë dhe rrotullohet rreth dy yjeve të vegjël.I quajtur TOI-1452b, ai u zbulua nga një grup kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Charles Cadieux, një student doktorature në Universitetin Kanadez të Montrealit. Rezultati është publikuar në The Astronomical Journal.

Planeti u identifikua për herë të parë falë teleskopit hapësinor Tess, nga NASA, i projektuar pikërisht për të skanuar galaktikën tonë në kërkim të planetëve jashtë Sistemit Diellor.

Pasi u identifikua, planeti i mbuluar me ujë u analizua në detaje nga një instrument i ri i fuqishëm i instaluar në Observatorin Mont-Megantic në Kanada, i cili bëri të mundur zbulimin e karakteristikave të tij interesante.

Kështu ishte e mundur të konstatohej se TOI-1452b orbiton rreth një sistemi yjesh binar më të vegjël se Dielli dhe që janë vetëm 97 njësi astronomike larg njëri-tjetrit, pak më shumë se dyfishi i distancës midis Diellit dhe Plutonit.

Planeti, nga ana tjetër, është 70% më i madh se Toka dhe do të mbulohej tërësisht nga një oqean i madh me ujë të lëngshëm.Të dhënat tregojnë praninë e një bërthame të fortë, ndërsa uji do të përfaqësonte deri në 20% të masës së tij (në Tokë është vetëm 1%). Detaje të reja të këtij planeti të ri dhe interesant do të zbulohen së shpejti falë vëzhgimeve me teleskopin hapësinor James Webb plotësisht funksional për disa muaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME