Categories Lajme

“Shko çliroje ti meqë je më trimi nga të gjithë!”, Erion Braçe sherr me komentuesit dhe ‘tallet’ me jetën e Alvin Berishës

Prej ditësh në Shqipëri po diskutohet për rastin e fëmijës 11-vjeçar, Alvin Berisha, që ndodhet i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri.

U desh një reportazh nga emisioni investigativ “Le iene”, që të sillte në vëmendje debatin për shpëtimin e fëmijëve dhe grave që janë të bllokuar në Siri, por jo për zgjuar nga gjumi shtetin.

Deri tani publikisht nuk ka asnjë veprim të shtetit, pasi nuk dihet ende fati i Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë. Nga ana tjetër zëvendës kryeministri Erion Braçe, debaton me komentuesit në rrjetin e tij social Instagram dhe tregon arrogancë nga tyre.

Në një foto të publikuar pak ditë më parë, qytetarët i kërkojnë Braçes llogari për jetën e Alvinit, që është në rrezik, por numri dy i qeverisë përgjigjet kështu: “Po shko cliroje ti meqe je me trimi nga te gjithe!

Merr me vete dhe ata qe e cuan ne Siri se vete nuk shkoi apo jo?

Madje merr dhe ndonje italian me vete se nga Bergamo ka ikur, jo nga ky vend!

Po si ka mundesi qe e keni kollaj te peshtyni dhe tmerr te veshtire te mendoni? Po si ka mundesi qe keto rjetet sociale ia kane bere akoma me te veshtire te mendoni dhe fare te lehte te peshtyni?!”.

Me të njëjtën gjuhë Zëvendës Kryeministri u kthehet të gjithë komentuesve, duke u hedhur fajin atyre për Alvinin dhe nuk flet se si do ta shpëtojë shteti shqiptar 11-vjeçarin e bllokuar në Al-Hol.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME