Një ditë pasi u publikua me zë e me figurë në emisionin Stop, s k andali i p r ost i tucionit në Korçë, policia e qytetit juglindor ka njoftuar ndalimin dhe procedimin e 4 shtetasve. Policia ben me dije se jane ndaluar dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, si edhe procedohet penalisht pronarja e lokalit.
prostituta-16-vjecare
Specialistët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve: Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.
Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkepunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
