Artan Dibra, artisti që bënte ‘magji’ me kokteilet është ndarë nga jeta ditën e djeshme si pasojë e COVID-19 . Lajmin e trishtë e bëjnë me dije miq dhe të afërm të të riut. Mosha e tij e re ka bërë që lajmi të përhapet me shpejtësi në Shkodër dhe mesazhet në rrjetet sociale janë po ashtu të shumta. Artan Dibra ishte i martuar dhe baba i një djali të vogël 5 muajsh. Fatkeqësisht, virusi i ka marrë atij jetën në moshë të re duke bërë që në Shkodër të pllakosë zia për artistin.
Categories
Lajme
Shkodër, COVID-i i merr jetën artistit që ‘bënte magji’ me kokteilet
