Categories Lajme

Historike! Presidenti Erdogan do vizitojë Malin e Zi

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan do të vizitojë Malin e Zi me 28 gusht, njofton Ministria e Jashtme e vendit. Dakordimi rreth vizitës erdhi pas takimit në Kiev të ministrit të Jashtëm, Gjorgje Radulloviq me homologun e tij turk Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).

Vizita e paralajmëruar vite më parë dhe e shumëpritur në mal të Zi cilësohet si historike në kohën kur Mali i Zi dhe Turqia po zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera dhe bashkëpunim në të gjitha fushat. S’ka dyshim që kjo vizitë do t’i intensifikojë edhe më shumë raportet midis dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë shprehur shqetësim për “përshkallëzimin e retorikës politike” në Mal të Zi në prag të ceremonisë së marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. ShBA-ja u bëri thirrje të gjitha palëve që të punojnë për të qetësuar tensionet.

“Ne inkurajojmë autoritetet malazeze dhe Mitropolinë e Kishës Ortodokse Serbe që të bashkëpunojnë ngushtë dhe mbi të gjitha të garantojnë sigurinë e qytetarëve”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Kisha Ortodokse Serbe ka njoftuar se marrja e detyrës nga ana e Joanikijes do të bëhet më 5 shtator në Cetinë. Aty pritet të marrin pjesë patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije dhe priftërinj të tjerë të lartë.

Mirëpo kjo ceremoni kundërshtohet nga Komuna e Cetinës, disa organizata malazeze dhe Partia Demokratike e Socialistëve e udhëhequr nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Një protestë u mbajt më 22 gusht, ku u kërkua që ceremonia e kurorëzimit të Joanikijes në Cetinë të konsiderohet si një “akt pushtues”.

Departamenti i Shtetit vlerëson gjithashtu se Mali i Zi është i “njohur për një kohë të gjatë si një vend tolerant” dhe se të gjithë “qytetarët duhet të kryejnë pjesën e tyre të obligimeve për të respektuar këtë traditë krenare”. (…) “Ne u bëjmë thirrje të gjithëve, qytetarëve, udhëheqësve politikë dhe fetarë, të punojnë në qetësimin e tensioneve”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

661 raste të reja dhe dhjetë viktima nga COVID-19

Në Mal të Zi u diagnostikuan edhe 661 raste të reja pozitive me koronavirus, 616 në mesin e qytetarëve dhe 44 në mesin e turistëve që qëndrojnë në territorin e Malit të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas ISHP-së u shënuan edhe nëntë viktima si pasojë e koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1.690, ndërkohë që u raportua shërimi i 329 pacientëve, kështu që numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 6.748. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Mal të Zi janë regjistruar 11.138 raste infektimi me korona virus.

Sistemi shëndetësor është i gatshëm të ballafaqohet me rritjen e numrit të sëmurëve nga koronavirusi

Sistemi shëndetësor është i gatshëm të ballafaqohet me rritjen e numrit të sëmurëve nga korona virusi, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq.

Numri më i madh i të infektuarve, siç deklaron ministrja, është i moshës në mes 30 dhe 39 vjeç, kurse në hospitalizim aktualisht janë më pak se 4 për qind.

Ajo është shprehur se numri i të infektuarve të rinj në periudhën e ardhshme do të rritet tek ne, por edhe në botë, por siç shprehet ajo, nëse i respektojmë masat do të vijnë deri te rënia e numrit të infektuarave.

Ministrja ka theksuar se mbyllja nuk është më opsion. Boroviniq Bojoviq ka theksuar se sistemi shëndetësor i gatshëm e ka pritur situatën aktuale epidemiologjike në Mal të Zi. Ajo ka theksuar se shëndeti duhet të jetë në harmoni me mirëqenien psikologjike dhe sociale.

Si Ministri e Shëndetësisë gjithherë angazhohemi për ato masa të cilat në rend të parë nënkuptojnë mbrojtjen e shëndetit fizik, por në anën tjetër nuk duhet të harrojmë se ekzistojnë edhe segmentet tjera të shëndetit, konsekuenca të cilat në të ardhmen do t’i përcjellim gjatë./Zëri i Turqisë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME