Categories Lajme

Shkodër/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, procedohen penalisht 5 shtetas

Shkodër/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim marrjen e inerteve.

U kapën në flagrancë, në orët e para të mëngjesit, teksa merrnin ilegalisht inerte, me ekskavator dhe me kamionë, procedohen penalisht 5 shtetas (përgjegjësi i subjektit ekonomik dhe 4 punonjës).

Sekuestrohen një eskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe patrullimeve, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të gërryerjes së shtratit të lumit Buna, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve, kanë kapur rreth orës 02:30 të mëngjesit, shtetasit S. K., A. S., M. D., K. S. dhe B. D., teksa gërryenin shtratin e lumit me ekskavator dhe transportonin inertet me kamionë.

Këta 5 shtetas, të organizuar në një subjekt ekonomik, me përgjegjës shtetasin S. K. dhe me punonjës 4 shtetasit e tjerë, e kyenin këtë paligjshmëri kundër mjedisit, duke fshehur të ardhurat që gjeneronin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 35 vjeç, A. S., 60 vjeç, M. D., 34 vjeç, K. S., 47 vjeç dhe B. D., 38 vjeç. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një eskavator dhe 3 kamionë të mbushur me inerte.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME