Categories Lajme

Shkodër, Ndalohet 24 vjeçari, në kërkim bashkëpunëtorët e tij

Policia e Shkodrës ka goditur një grup k riminal, ndërsa mësohet se ka arrestuar njërin nga anëtarët. Sipas policisë, janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët e tij. Policia e Shkodrës ka bërë me dije se shtetasit kultivonin k anabis në brendësi të një zone të pyllëzuar.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Lotaj”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disamujor. Goditet një grup k riminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndës n arkotike.

Vihet në pranga njëri prej pjesëtarëve të grupit, shpallen në kërkim dy të tjerë. Sekuestrohet lëndë n arkotike dhe tre telefona celularë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme

për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e n arkotikëve, nga ana e Seksionit për He timin e N arkotikëve dhe Trafiqet, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Lotaj”.

Pas një pune të mirorganizuar, në përfundim të h etimit disamujor u bë e mundur g oditja e një grupi k riminal me r rezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi:

F. G., 24 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. G. dhe K. B., të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e n arkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve n arkotike” kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve policore dhe h etimore të kryera për një periudhë kohore disamujore, në funksion të procedimit penal, u arrit që të bëhej goditja finale e këtij grupi k riminal dhe dokumentimi i aktivitetit k riminal që ky grup e kishte shtrirë në disa vende të qarkut Shkodër.

Gjatë operacionit rezultoi se në një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lotaj, këta shtetas po ushtronin veprimtari k riminale në fushën e kultivimit të k anabisit. Në brendësi të zonës së pyllëzuar u konstatua edhe një stan të cilin këta shtetas e kishin përshtatur për të fjetur, ku u gjet dhe një sasi lënde n arkotike e dyshuar m arijuanë.

Gjatë operacionit u kap në flagrancë F. G., ndërsa shtetasit A. G. dhe K. B., të cilët kanë mundur të largohen, janë shpallur në kërkim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”, “Kultivimi i bimëve n arkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës p enale” të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME