Categories Lajme

Shkodra zonë e “nxehtë”, Ardi Veliu firmos largimin e Niko Brahimajt

Vetëm dy vite ka zgjatur drejtimi i Niko Brahimajt në krye të Policisë së Shkodrës. Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë furtunë ndryshimesh në rang drejtuesish në të gjithë qarqet e goditura nga krimi. Shkodra si një zonë e nxehtë sa i përket kësaj situate ka qenë ndër qarqet e para të skeduara për ndryshimi. Kështu Brahimaj është larguar nga kreu i bluve të Shkodrës duke u emëruar drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Në vend të tij është emëruar Skënder Hita, i cili më herët ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Gjirokastrës. Javën e kaluar Velipoja, pjesë e qarkut Shkodër, u godit nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr i nisur për shezlonget dhe rërën në plazh përfundoi në masakër me katër të vrarë mes tyre edhe një kamarier 20-vjeçar i ndodhur rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja.

Në mes të muajit maj 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë një ditë më parë pranë liqenit në lagjen Guerrile me 5 plumba në trup. Ai ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familjarët. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, si autor të dyshuar të vrasjes, i cili prej disa kohësh është në kërkim dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.

Më 29 Maj Mark Kodra, 47-vjeç banues ne fshatin  Bleran Bardhaj, vrau me armë zjarri shtetasin Emiljan Ndou.Ndërkohë në fillim të muajit qershor, Shkodra u godit nga krimi në familje ku vëllai vrau me armë të motrën dhe e mbajti dy netë në banesë. Ngjarja u zbulua pas dyshimeve të pastueses e cila e kishte telefonuar disa herë viktimën dhe nuk kishte mundur të lidhej me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME