Categories Lajme

Shkoi në mal të mblidhte sherebel, 65-vjeçari u gjet i pajetë

Detaje të reja nga ngjarja në fshatin Janjar, ku gjeti v dekjen 65-vjeçari Bekim Brahimi. V iktima kishte dalë nga shtëpia e tij mëngjesin e së mërkurës për të mbledhur sherebelë.

Me vete kishte marrë dy gomarë dhe q entë që shpeshherë ai i merrte edhe kur dilte për g jah. Kur kish shkuar mesdita, rreth orës 3-4 dhe ai ende nuk ishte kthyer në shtëpi kjo e shqetësoi bashkëshorten e cila kërkoi ndihmën e komshinjve të vet për ta kërkuar. U nisën në kërkim të tij, rreth 1 km larg, në mal, në kufi me Greqinë u përballën me një pamje tronditëse. 65-vjecari Bekim Brahimi u gjet i pajetë në tokë mes një pellgu  g jaku, afër tij ishin dy qentë dhe dy gomarët që kishin të ngarkuar edhe thasët me sherebelë. V iktimës g jaku i rridhte nga krahu i majtë që tregonte se ishte pothuajse i shkëputur deri afër z emrës.

Sipas kryeplakut të fshatit Janjar, Neshat Mehmeti, që e përshkruan si njeri tepër pozitiv dhe që u vinte shpesh në ndihmë bashkëfshatarëve të tij me linjën Janjar – Sarandë dhe anasjelltas, ndoshta qentë kanë pikasur ndonjë derr të egër i janë turrur dhe ai i është turrur v iktimës duke e lënë atë të pajetë.

Ndërsa pamja ishte  tepër e rëndë për komshinjtë e tij që e gjetën, vështirësia tjetër ishte transportimi i trupit të v iktimës. U desh të vihej përsëri në fshat dhe të sajohej një barelë për transportimin e trupit të pajetë. Gjithë kjo sorollatje bëri që trupi i pajetë i 65-vjecarit Bekim Brahimi të shkojë në familje rreth orës 23.00. 65-vjecari Bekim Brahimi kishte pak kohë që kishte dalë në pension. Ka katër fëmijë, 3 vajza të martuara dhe një djalë që punon prej vitesh në Igumenicë, Greqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME