Categories Lajme

Shkoi në spital pas mesnatës dhe tha se është rrëzuar, kontrolli në makinë “fundos” të riun nga Elbasani, detaje

Një i ri nga Elbasani ka shkuar në spital me ambulancë, pas mesnatës, me dëmtime në krah, dhe pas ndihmës së parë mjekësore është nisur drejt Tiranës.

22-vjeçari ka thënë se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit, por gjatë kontrollit në makinën e tij policia ka gjetur një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri.

Elbasan/Informacione paraprake, Më datë 26.06.2022, rreth orës 02:30, ka shkuar me ambulancë, në spitalin e Elbasanit, i dëmtuar në krah, shtetasi D. K., 22 vjeç, banues në lagjen “Teqe”, Peqin, i cili ka deklaruar se është dëmtuar në krah si pasojë e rrëzimit.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në automjetin e 22-vjeçarit, u gjetën një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Shtetasi D. K. është transportuar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Tiranës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për përcaktimin e shkakut dhe se me çfarë është dëmtuar në krah, 22-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME