Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një 37 vjeçar me origjinë shqiptare ka marrë një plumb kokës në mënyrë aksidentale.
I riu kishte shkuar për gjueti së bashku me një mikun e tij në zonën e Velestinos. Në rrethana ende të paqarta, shqiptari ka marrë një plumb (saçme, arma ishte një çifte gjuetie) në kokë. Për pasojë gjendja e të riut është mjaft e rëndë. Aktualisht shqiptari ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Media greke raporton se ka qenë 45 vjeçari, miku i shqiptarit, i cili ka qëlluar aksidentalisht duke lënë të plagosur rëndë të riun.
