Categories Lajme

Shkolla, burgje e qendra shëndetësore të dëmtuara, Braçe: Të nis puna sa më parë

Shqetësim pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, janë edhe objektet publike. Zv/kryeministri Erjon Braçe, në mbledhjen e 7-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, kërkoi instrumentin financiar me të cilin do të ndërhyhet në këto objekte.

”Ende nuk kemi një përgjigje për instrumentin financiar me të cilin do të ndërhyjmë për objektet publike. Ministrat e kanë paraqirtur shqetësimin, Ministrja e Drejtësisë për institucionet e sigurisë, Ministrja e Shëndetësisë për objektet shëndetësore dhe ajo e Arsimit për institucionet arsimore. Sa më parë duhet të kemi instrumentin financiar brenda tavaneve buxhetore me qëllim që puna të fillojë edhe në këtë aspekt dhe të ofrojmë edhe kushte të tjera në ato objekte ku janë goditur lehtë dhe dëmi mund të riparohet fare thjeshtë për këtë gjë”. Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u mësua se tërmeti ka dëmtuar 28 shkolla në Tiranë, Lezhë, Kukës e Elbasan, janë 15 kabina elektrike të dëmtuara në Tiranë dhe dy qendra shëndetësore në Tiranë dhe Kukës. Dëme ka pasur edhe në institucionet e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME