Categories Lajme

Shkon në 832 numri në Shqipëri, sot 12 raste të reja

Vazhdon rritet numri i te prekurve me koronavirus në Shqiperi, duke shkuar ne 832, me 12 raste te reja. Shumica  ka qene kontakt i personave pozitive, nga hetimi epidemiologjik. Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.Pas dites pa asnje rast te ri, rikthehen infektivet ne Fier me 3 raste te reja. Nje dite me pare shenoi rritje jo vetem numri i te prekurve, por edhe i shtrimeve ne spital. E PLOTMinistria e Shëndetësisë: 12 raste të reja, shkon në 832 numri i të prekurve 25 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 395 numri i të shëruarve Prof. Mira Rakacolli Zv/ Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Në informimin e sotëm në lidhje me situatën  ju bëjmë me dije së gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të semurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik.
Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamëz, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë.

Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve  shkon në 832.
Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë aktivë 206 persona.
Në dy spitalet , në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë. Situata epidemiologjike e infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjen në Shqipëri, po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat shendetesore.

Veçanërisht në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara si dhe kontakteve të tyre, në mënyrë që situata të vazhdojë të mbahet në kontroll.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e rekomanduara nga autoritetet shendetesore sidomos distancimi fizik si një nga mjetet më efikase të parandalimit të infeksionit. Po ashtu bizneset e hapura duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, në mbrojtje të shëndetit publik dhe të parandalimit të shtimit të infeksionit.

Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat  dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.
Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje , për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40Statistika (6 Maj 2020) Teste të kryera 9531 Raste pozitive 832 Raste të shëruara 595 Raste Aktive 206 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 98 Krujë 69 Shkodër 16 Kamëz 6 Kurbin 4 Elbasan 3 Fier 3 Mirditë 2 Berat 2 Durrës 1 Korçë 1 Lezhë 1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Demos”, kreu shqiptar i Mafias Greke! Arrestohen katër shqiptarë, ishin vrasës me pagesë

Mëngjesin e kësaj të marte, 9 dhjetor 2025, në Greqi janë arrestuar gjashtë persona, katër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar është gjetur pa jetë brenda banesës së tij, në lagjen 12 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elis Halili jep dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës. Halili mbajti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes së të miturit Martin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në aksin Fier–Lalar, një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Lalar, në afërsi…

LEXO ME SHUME