Categories Lajme

Shkon të vjedhë në plazh, nuk hap kasafortën dhe në fund prangoset

Një 42 vjeçar i identifikuar me inicialet G.V ka tentuar këtë të hënë të vjedhë kasafortën e një shtetasi me inicialet F.Q në Himarë, por dukshëm ‘fati’ nuk ka qenë në kah të tij. 42 vjeçari jo vetëm që nuk ka marrë asnjë para, por ka përfunduar shumë shpejt në prangat e policisë. Autoritetet kanë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë, të cilët kanë ndihmuar hajdutin e ‘pafat’.

Njoftimi i policise:

Më datë 12.08.2019, Shërbimet e Policisë të Komisariatit Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit G.V., 42 vjeç, banues në Vlorë. 42 vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ende të paidentifikueshëm, kanë tentuar të vjedhin në banesë kasafortën e shtetasit F.Q., por nuk kanë arritur të marrin asgjë.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ‘Vjedhje e mbetur në tentativë’ kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME