Categories Lajme

“Shkova për një problem në shpatull, por ai filloi të më prekte”/ Dëshmia e gruas greke që çoi në burg masazhatorin shqiptar

Mediat greke kanë publikuar foton e një 53-vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar pak kohë më parë pasi përdorte biznesin e tij të masazheve për të ngacmuar seksualisht vajzat apo gratë që shkonin aty.

Bëhet fjalë për Ilirjan Kuçollarin, ndersa Protothema ka zbardhur sot dëshminë e një prej “viktimave” të 53-vjeçarit.

Gruaja kishte shkuar për masazh pasi kishte problem me shpatullën, por masazhatori filloi t’i prekte organin gjenital dhe të pasmet.

Në fakt, ajo u shpëtua në momentin e fundit nga takimi tjetër, një grua e gjatë e shëndoshë për të cilën masazhatori pervers foli fjalët më të këqija, duke u tallur me peshën e saj.

“Viktima”, në gjendje shoku pas skenës së makthit që përjetoi në institutin e Smyrna-s së Re, iu drejtua një linje mbështetëse për gratë e dhunuara dhe gjithashtu një avokati për ta këshilluar se çfarë duhet të bënte.

“Ai filloi të më prekte në organin gjenital. Unë i thashë se çfarë po bën atje dhe nuk dua të më prekësh. Gjatë lëvizjeve pashë që ky mashkull nuk mbante maskë, kishte një kënaqësi në fytyrë, ndërsa pavarësisht se i thashë të mos më prekte organet gjenitale, ai vazhdoi”, thotë gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME