Categories Lajme

Shkreli: Në janar nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës, koha e udhëtimit 19 minuta

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në ditën e fundit në këtë post, ka deklaruar se në muajin Janar do të nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Shkreli u shpreh se synohet që koha e udhëtimit do të jetë 19 minuta dhe me rëndësi do të jetë se ajo do të përdoret për transportin e mallrave. “Ne fillim te janarit nisin punimet për hekurudhen Tirane Durres.

Po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Mendohet që rruga Tiranë-Durrës të bëhet për 18-19 minuta që është kohë e shkurtër. Trenat do bëjnë vajtje-ardhje. Edhe Rinasi do të arrihet shumë shpejt. Objektivi është 9 minuta.

Peshën më të madhe në hekurudhë do ta mbajë spastrimi i mallrave. Ne kemi menduar të shikojmë sa do impaktojë që të bëjmë një plan për autostradën e ardhshme Tiranë-Durrës e cila do të rishikohet pas këtyre punimeve. Me fillimin e vitit fillojnë punimet ka marrë fund procesi burokratik. Ndërsa për çmimin e biletës do të diskutojmë edhe në varësi të kompanisë”, tha Shkreli

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME