Categories Lajme

Shkrimtari ngre alarmin : Shqipëria të ruajë postën e kufirit, Greqia po kalon një moment të turbullt!

Vrasja e ndodhur dje në fshatin Bularat ka nxjerrë në pah dhe njëherë qarqe ekstremiste në të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe të Greqisë.

Frika se vrasja mund të përkeqësojë marrëdhëniet mes dy vendeve është e madhe, duke marrë parasysh që dje në Athinë ka pasur disa trazira, ku kanë mbetur të plagosur gjashtë persona. Edhe pse policia helene është përpjekur që të thotë se kjo përleshje nuk ka lidhje me vrasjen e Kocifas, mediat greke raportojnë të kundërtën.

Për këtë ka pasur një reagim dhe nga ana e shkrimtarit dhe studiuesit Gazmend Kapllani i cili jeton në Boston dhe jep mësim në Kolegjin Emerson. Në librat e tij ai flet për emigracionin dhe çështjen e pakicave, kufijtë, globalizmin, totalitarizmin dhe mënyrën se si historia ballkanike ka formësuar narrativën publike e private dhe kujtimet.

Për këtë ngjarje Kapllani thotë se Shqipëria duhet të marrë menjëherë masat, pasi Kocifa nuk është një njeri i marrosur, dhe ngjarja nuk ka qenë rastësore, por ai ka lidhje shumë të ngushta me Agimin e Artë. Sipas tij 35-vjeçari ka qëlluar mbi policinë shqiptare pa u provokuar nga askush dhe me qëllimin e vetëm vrasjen e tyre.

‘’ Ekstremi i djathte ne Greqi, qe mban marredhenie shume te forta me parashtetin, nuk perjashtohet qe te perpiqet te destabilizoje qeverine e A. Cipras, nepermjet trazimit te marredhenieve mes Greqise dhe Shqiperise. Ekstremistet kerkojne te ndezin nje konflikt ne Ballkan sepse vetem keshtu mund te mbijetojne dhe te behen “te dobishem”. Meqenese nuk guxojne t’a bejne dicka te tille me Turqine (do t’u kushtonte shume) mendojne se mund t’a bejne me nje shtet te dobet si Shqiperia”, shkruan mes të tjerave Kapllani.

Reagimi i plotë i Kapllanit:

Incidenti i sotem ne fshatin Bularat, me nje te vdekur, eshte shume me i rende se sa duket. Viktima, me sa munda te kuptoj dhe te lexoj edhe faqen e tij ne fb, nuk eshte as i fantaksur, as i marrosur. Eshte forte i lidhur me qarqe ekstremiste ne Greqi qe bien ere Agimi i Arte dhe MAVI (Ushtria per Clirimin e Vorio Epirit), e cila ne te kaluaren ka kryer akte terroriste ne Shqiperi (1994).

Shenimi/deshmia e Ministres Greke te Kultures, M. Zorba, qe u ndodh ne varrezat e ushtareve greke ne Bularat nuk le asnje dyshim qe te gjitha rrefimet per gjoja ngritje apo zbritje te flamurit grek jane te rreme. K.K. qelloi mbi policet shqiptare, pa u provokuar nga askush, me qellim vrasjen e tyre. Sipas posteve te tij ne fb ai e sheh me armiqesi te terbuar qasjen diplomatike mes Shqiperise dhe Greqise si edhe fqinjesine e mire mes dy vendeve. Nuk eshte per t’u habitur. Kjo ka qene ngahere dogma e ekstremisteve ne Greqi.

Por vecese kete radhe sulmi dhe sjellja e doresit dhe viktimes me pas te kujtojne taktikat kamikazi te ekstremisteve. Gje qe nuk ka ndodhur asnjehere me pare.

Greqia kalon nje moment shume delikat dhe te turbullt, sidomos pas Marreveshjes per emrin me Maqedonine. 

Ekstremi i djathte ne Greqi, qe mban marredhenie shume te forta me parashtetin, nuk perjashtohet qe te perpiqet te destabilizoje qeverine e A. Cipras, nepermjet trazimit te marredhenieve mes Greqise dhe Shqiperise. Ekstremistet kerkojne te ndezin nje konflikt ne Ballkan sepse vetem keshtu mund te mbijetojne dhe te behen “te dobishem”. Meqenese nuk guxojne t’a bejne dicka te tille me Turqine (do t’u kushtonte shume) mendojne se mund t’a bejne me nje shtet te dobet si Shqiperia.

Shqiperia duhet te marre masa urgjente per te siguruar postat e kufirit nga nje sulm i tipit MAVI si ai i vitit 1994. Me qetesi dhe pa nerva te komunikoje me palen greke dhe te sqaroje me hollesi gjendjen si edhe lidhjet e K.K. me qarqet ekstremiste ne Greqi.  Ekstremistet jane armiq te dy vendeve dhe jo vetem te Shqiperise. Punojne kunder paqes se te dy vendeve dhe kerkojne kaos, dhune dhe gjak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME